Flash

VIDEO/ Makina hyn në turmën e këmbësorëve në Gjermani, 5 viktima dhe 15 të plagosur

Lapsi.al 1 December 2020
VIDEO/ Makina hyn në turmën e këmbësorëve në

5 persona kanë humbur jetën pasi një makinë u fut me shpejtësi në turmën e këmbësorëve në qytetin e Trier në Gjermaninë perëndimore. Një nga viktimat është një foshnjë 9-muajshe, raportoi agjencia DPA. Dy nga viktimat janë gra të moshave 25 dhe 73 vjeç dhe një burrë 45 vjeç.

Nëna e foshnjës besohet se është mes 15 personave me dëmtime serioze në spital. Makina lëvizi për gati 900 metra në një rrugë këmbësorësh. Franz-Dieter Anker, nënkryetari i policisë së Trier, tha se një 51-vjeçar vendas u arrestua në vendngjarje dhe makina e tij u sekuestrua.

Ai nuk ishte i njohur më parë për policinë, tha Anker, duke shtuar se nuk dukej të kishte një "motiv politik ose fetar". Emri i të arrestuarit nuk bëhet ende i ditur. Prokurorët kanë nisur një hetim mbi akuzën e vrasjes së shumëfishtë.

Ata shtuan se i dyshuari kishte qenë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe se "çrregullimet psikiatrike" mund të kenë luajtur një rol në incident. Policia tha se nuk ka asnjë tregues të një kërcënimi tjetër dhe apeloi që njerëzit të shmangin shpërndarjen e imazheve të ngjarjes në mediat sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI