Flash

Erdogan sulmon Macron: Shpresoj që Franca të çlirohet prej tij

Lapsi.al 4 December 2020
Erdogan sulmon Macron: Shpresoj që Franca të çlirohet prej tij
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ditën e sotme tha se shpresonte që Franca të “çlirohet” së shpejti nga Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për Francën, e cila po kalonte në kohë të rrezikshme. Sipas Reuters, lidhjet midis Turqisë dhe Francës, të dy vendet anëtare të NATO-s, kanë qenë veçanërisht të tensionuara në muajt e fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në Francë. “Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme”, u shpreh Erdogan para gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet franceze. “Shpresa ime është që Franca të ‘çlirohet nga problemi Macron’ sa më shpejt të jetë e mundur”, vijoi ai.

Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagor-Karabkah. Franca thotë se Turqia ndezi luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i populluar nga Armenët etnikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI