Flash

Skandali me tenderat/ 8 vite burg për ish-ministrin austriak të financave

Lapsi.al 6 December 2020
Skandali me tenderat/ 8 vite burg për ish-ministrin austriak të

Gjykata austriake ka caktuar 8 vite burg për ish-ministrin e financave Karl-Heinz Grasser, i cili  u përfshi në një skandal korrupsioni të nivelit të lartë. Grasser u shpall fajtor nën akuzën e marrjes së ryshfetit dhe falsifikim të provave në një marrëveshje për shitjen e mijëra apartamenteve shtetërore në një përfitim me vlerë 9 milionë euro.

Sipas gjykatës, Grasser dhe një ndërmjetës kanë dhënë informacion për tenderin gjatë skemës së privatizimit të apartamenteve në mënyrë që të favorizonin njërin prej ofertuesve të shpallej fitues i tenderit. Tenderi u fitua nga një konsorcium për vlerën 961 milionë euro në vitin 2004, ndërsa apartamentet vlerësoheshin sa dyfishi i kësaj shume. Në këtë çështje janë përfshirë dhe 14 persona të tjerë.

Vetë politikani e mohoi akuzën dhe u shpreh se do ta apelonte vendimin, ndërsa avokati i itj e quajti “gjykim të gabuar”.Grasser u bë ministri më i ri i financave në historinë e Austrisë pasi kur mori detyrën ishte vetwm 30 vjeç.

Të këshilluara

Mbahen zgjedhjet parlamentare në Rumani

Qytetarët në Rumani i janë drejtuar qendrave të votimit për të votuar për zgjedhjet parlamentare, në të cilat pritet të përcaktohet nëse liberalët pro-evropianë...

09:37

Fillon injektimi i vaksinave ndaj Covid-19

Rusia ka filluar programin e saj për vaksinimin ndaj Covid-19. 70 klinika në Moskë filluan të injektojnë njerëzit të shtunën me vaksinën Sputnik-V, tha grupi i ...

07:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI