Flash

Trump i bën presion guvernatorit të Georgias që të përmbysë rezultatin

Lapsi.al 6 December 2020
Trump i bën presion guvernatorit të Georgias që të

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë presion guvernatorit republikan të Xhorxhias për ta ndihmuar në përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në këtë shtet. Në një postim në Twitter,Trump nxiti guvernatorin Brian Kemp të thërriste një seancë të posaçme të legjislaturës së shtetit.

“Ata duan të na bindin se kemi humbur, por kjo nuk është e vërtetë. Ata do të përpiqen të manipulojnë fletët e votimit për dy vendet e fundit në Senat”, shkruan presidenti.

Trump ende nuk pranon humbjen dhe pretendon se fitorja e Biden ishte për shkak të mashtrimit. Ai ka nisur sfida ligjore në disa shtete, por deri më tani pothuajse të gjitha kanë dështuar. Georgia ishte një shtet kryesor në zgjedhje dhe fitorja e ngushtë e Joe Biden, në këtë shtet bastion të republikanëve që nga viti 1992, solli vulosjen e fitores së tij.

Të këshilluara

Fillon injektimi i vaksinave ndaj Covid-19

Rusia ka filluar programin e saj për vaksinimin ndaj Covid-19. 70 klinika në Moskë filluan të injektojnë njerëzit të shtunën me vaksinën Sputnik-V, tha grupi i ...

07:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI