Flash

E dhimbshme/ Babai i Klodian Rashës duke qarë: Djalin e masakroi policia për një maskë

Lapsi.al 8 December 2020
E dhimbshme/ Babai i Klodian Rashës duke qarë: Djalin e masakroi

Babai i Klodian Rashës që u ekzekutua nga policia nuk ka mundur të mbajë lotët përpara mediave. Në një intervistë për TV Klan, Rasha thotë duke qarë se “djali i tij është vrarë për një maskë” dhe se 25-vjeçari është masakruar nga forcat e rendit.

“Prisja ta martoja, policia e ka masakruar në derë të shtëpisë, nuk mund të ndodhë kjo gjë. E kanë masakruar djalin. Le t’a arrestonin, por ja t’a vrisnin. Ka qenë duke pirë kafe në një lokal në lagje dhe kur ka parë policinë ka ikur sepse nuk kishte maskë.

As serbi nuk e bën këtë gjë. Unë prisja ta martoja se e kisha fejuar… e kanë masakruar djalin, nuk njihet kufoma,” - tregon ai duke qarë me zë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI