Flash

Lul Berisha flet nga arratia: S’kam lidhje me vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Sulm për qëllime politike, e sfidoj SPAK-un!

Lapsi.al 8 December 2020
Lul Berisha flet nga arratia: S’kam lidhje me vrasjet e Klodian Saliut dhe

Lulzim Berisha ka reaguar ekskluzivisht për News24 nga arratia për akuzat nga SPAK për atentatet ndaj Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt të 15 viteve më parë. Në një mesazh ekskluziv për gazetaren e News24, Klodiana Lala, Lul Berisha thotë se është i hapur për drejtësinë, por s’ka asnjë lidhje me ngjarjet kriminale. Ai e cilëson të gjithë këtë si një sulm për qëllime politike dhe se e sfidon SPAK që t’i vendosë përpara prova e fakte që e implikojnë në këtë ngjarje.

‘’Lulzim Berisha në një mesazh pak minuta më parë për News24 thotë se është i hapur për drejtësinë, po s’ka asnjë lidhje me ngjarjet kriminale. Thotë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Klodian Saliut, pasi kur ka ndodhur ishte për kurim në një spital në Turqi. Faktet ja ka bërë të ditur Krimeve të Rënda. Për vrasjen e Vajdin Lamajt, ai e mohon kategorikisht implimin. Kërkon nga SPAK t’i vërë në dispozicion prova dhe fakte që e implikojnë. E gjitha kjo thotë se është sulm për qëllime politike ndaj ij. Nuk dihet nëse do vetëdorëzohet, por deklaron se SPAK duhet t’i vendosë prova përpara sepse po e fut në hasmëri me persona të ndryshëm. ‘’- tha gazetarja Lala./ BW

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI