Flash

Tiranë/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy shtetas

Lapsi.al 8 December 2020
Tiranë/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas në kryeqytet pasi tentuan të transportinin 4 emigrantë të paligjshëm. Sekuestrohet një automjet dhe disa aparate celularë që i përdornin për t’u koordinuar me qëllim transportimin e shtetasve të huaj.

"Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasit :

B.S., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe F.N., 30 vjeç, banues në Mat.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj dyshohet se me mjetet e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kanë tentuar të transportojnë 4 shtetas emigrantë të paligjshëm në qytetin e Tiranës me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit me qëllimin final kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI