Flash

Tym e flakë në Tiranë, protestë masive pas vrasjes së Klodian Rashës

Lapsi.al 9 December 2020
Tym e flakë në Tiranë, protestë masive pas vrasjes së

Në Tiranë, disa qindra qytetarë protestuan sot në mbrëmje përballë kryeministrisë dhe ministrisë së punëve të brendshme pas vrasjes me armë zjarri nga policia të hënën pas mesnate të një të riu 25-vjeçar, që nuk iu bind një patrulle policore.

[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/WhatsApp-Video-2020-12-09-at-15.48.52-1.mp4"][/video]

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtësi për të riun e vrarë. “Poshtë komunizmi!”, “Poshtë Diktatura!”, “Lleshaj, jep dorëheqjen!”, “Rama ik!”, “Duam Drejtësi për Klodianin” ishin disa nga parrullat e protestës.

Pas përplasjes me një numër të vogël policësh pranë ministrisë së brendshme, protestuesit vazhduan protestën para kryeministrisë.

[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/WhatsApp-Video-2020-12-09-at-15.47.33-1.mp4"][/video]

Atje ata dogjën një pemë krishtlindjesh dhe goditën me sende të forcat e rendit, të cilët përdorën sprajt djegës dhe gazlotsjellës për të larguar protestuesit.

Grupe protestuesish qëndruan në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” herë duke u rimbledhur te kryeministria e herë te ministria e punëve të brendshme.

Më pas ata zbritën në sheshin Skënderbej, ku dogjën edhe atje një pemë krishtlindjesh, dhe ku sërish policia përdori gazin lotsjellës.

[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/WhatsApp-Video-2020-12-09-at-15.46.44-1.mp4"][/video]

Familjarët e të riut të vrarë, Klodian Rasha, pohuan se shkelja e tij e vetme ishte se gjendej jashtë banesës në kohën e ndalimit të qarkullimit për shkak të pandemisë.

Policia ka ndaluar kolegun e vet që shtiu me armë zjarri dhe i mori jetën të riut dhe deklaroi se po vazhdon hetime për ngjarjen.

Një zëdhënës i forcave të rendit tha se 9 policë janë paraqitur në spitale për plagë të ndryshme, ndërsa gjatë protestës u plagosën edhe së paku një gazetar dhe një protestues.

Të këshilluara

SPAK: Emiljano Shullazi vrau Vajdin Lamen

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka përfunduar hetimin dhe ka siguruar masën e sigurimit “arrest me burg” për Lulzim Be...

18:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI