Flash

Kulisat e rënies së ministrit/ Sandër Lleshaj, shkarkim apo dorëheqje?

Lapsi.al 10 December 2020
Kulisat e rënies së ministrit/ Sandër Lleshaj, shkarkim apo
Edi Rama ka shpallur me gojn e tij, live para publikut rënien e ministrit të tij të tretë të rendit. Pas shkarkimit të Saimir Tahirit, “largimit vullnetar” të Fatmir Xhafajt, kryeministri tha se Lleshaj i kishte paraqitur dorëheqjen. Ajo që bie në sy, ashtu si në rastin e Besa Shahinit, apo të shkarkimeve të mëparëshme me dorëheqje, kryeministri nuk ka mundësuar, as privilegjin e shpalljes pesonale të lagimit, nga personi që ka kryer aktin.  Rama tha se Lleshaj ia kishte paraqitur dorëheqjen që kur pati ndodhur vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rashkaj, dhe kur vetë ndodhej ende në SHBA për arsye lobimi, por seai si  kryeministër i kishte kërkuar të shiheshin më parë sy më sy.

Armand Shkullaku:Policit rilindas nuk i shkon uniforma e xhelatit 

Kjo dorëheqje që ngjan e imponuar duket se është me përfitim për kryeministrin. Së pari ai shfryn me sa mundet zemërimin e protestës që shpërtheu dje në Tiranë.  Së dyti, nga ana propgandistike ai e shfrytëzon këtë rast për të bërë një asimetri me kundërshtarët e tij politikë, që nuk dhanë dorëheqjen as pas masakrës së 21 janarit.  Rama u mundua ta bëjë këtë krahasim edhe gjatë fjalimit të tij, duke përmendur Berishën dhe Bashën.  Historia/ Nga justifikimi i dhunës policore te manipulimi i vrasjes së Klodian Rashës Së treti, ai ndihet i lehtësuar se e shfrytëzoi këtë fatkeqësi me një ministër si Lleshaj me të cilin kishte marëdhëni të ftohta. Shumë kohë më parë, ai ka pasur një përplasje verbale me Lleshajn në zyrën e tij, i cili i ka ngritur zërin duke i thënë: “nëse dal nga kjo derë nuk kthehem më pas”. Vrasja policore e tre ditëve më parë i mundëson kryeministrit një oportunitet për të hequr qafe Sandër Lleshajn, pa u trembur se në këtë situatë, presidenti kundërshtar Ilir Meta, mund të mos i dekretojë pasardhësin e tij. Lufta në rrjet/ Pro jetës, apo pro bredhit të djegur plastik Por, ndonëse humbja gjatë rrugës e tre ministrave, njëri pas tjetrit është e rëndë për imazhin e qeverisjes, Sandër Lleshaj po largohet në mënyrë shumë më normale sesa paraardhësit e tij. E vetmja njollë që do ti mbetet atij në ushtrimin e kësaj detyre është fakti se ai e politizoi edhe më tej policinë dhe e ktheu atë një një ushtri militante në favor të forcës politike që drejton vendin.     ©Lapsi.al

Të këshilluara

SPAK: Emiljano Shullazi vrau Vajdin Lamen

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka përfunduar hetimin dhe ka siguruar masën e sigurimit “arrest me burg” për Lulzim Be...

18:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI