Flash

Europol shkatërron 25 banda të kontrabandës së ilaçeve, arrestohen 667 persona

Lapsi.al 11 December 2020
Europol shkatërron 25 banda të kontrabandës së

Europol ka arrestuar  667 persona dhe sekuestruar sasi të mëdha ilaçesh me vlerën 73 milionë euro, në atë që konsiderohet një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut të paligjshëm të ilaçeve.  Europol ka zbuluar 25 banda kriminale gjatë bastisjeve që synonin trafikun e paligjshëm të ilaçeve dhe substancave doping, në Holandë.  Në NJë deklaratë, ata u shprehën se gjithmonë kriminelët nuk kanë probleme në abuzimin me frikën e njerëzve. Kriminelët kërkojnë mundësi të reja për të  siguruar fitim dhe kjo është gjithmonë mbi kurrizin e qytetarëve.

Ata sekuestruan sasi të mëdha të ilaçeve kundër kancerit, substancave të ndryshme doping (rregullatorë të hormoneve dhe metabolizmit), qetësues të dhimbjeve, antiestrogjene, antiviralë, hipnotikë, antihistaminë dhe anksiolitikë. Po ashtu gjatë operacionit u mbyllën edhe dhjetë laboratorë klandestinë dhe mbi 450 faqe në internet, që ofronin ilaçe.

Të këshilluara

Pandemia uli emetimet e dioksidit të karbonit

Emetimet globale të dioksidit të karbonit (CO2) kanë rënë me 7%, krahasuar me një vit më parë, pasi bota ka ndërmarrë masa të ashpra izolimi kundër pandemisë së...

09:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI