Flash

Tym e flakë në Shkodër. I vihet zjarri selisë së PS (VIDEO)

Lapsi.al 12 December 2020
Tym e flakë në Shkodër. I vihet zjarri selisë së PS

Qytetarë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë si reagim ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë.

Fillimisht ata kanë marshuar në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama ik” dhe duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet: “Ma në fund kena ba shtet, ditën të puth, natën të vret”; “Policia e Lleshit ta fut plumb mas veshit”; “Edvini e do popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret”.

Pastaj situata eshte pershkallezuar dhe nje pjese qytetarësh, shumica kryesisht të rinj, janë futur brenda selisë së PS-së, ku kanë nisur të nxjerrin jashtë sende nga kjo godinë. Më pas iu kanë vënë flakën atyre dhe me pas zyrave te PS. Fillimisht policia nuk ndërhyri për të neutralizuar situatën, deri sa më pas janë parë të afrohen Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Përmes një postimi në Twitter kryeministri Rama ka akuzuar opozitën per keto ngjarje duke e etiketuar so të mjerë që sipas tij është duke përdorur fëmijët.

"Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! ...Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Ka shkruar ai. Por nga selia e PD i kane hedhur poshte keto akuza dhe jane distancuar nga djegja e PS. Madje kryeministri Sali Berisha ka fajesuar segmente te policise se fshihen pas ketij akti.

Ai ka bofuar ne faqen e tij ne Facebook denoncomin e nje qytetari shkodran se ishin oficerët e policisë që organizuar dhunën dhe sulmin ndaj selisë së PS, me qëllim që të dukej sikur ishin protestuesit. "Sot nga falangat e policise kriminale u inskenua djegia e selise se PS me urdher nga lart. Protesta ishte organizuar ne menyren me qytetare te mundshme, por menduan policet besnik te Luan Harushes, Rames dhe Lleshajit qe te shkaterronin gjithcka" ka raportuar ai.

Edhe Voltana Ademi, Kryetarja e Bashkisës së Shkodrës, ka reaguar pas përshkallëzimit të protestës duke e perjashtuar PD nga ngjarjet e ndodhura.

"Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim...Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim" ka theksuar ajo.

Ende nuk ka te dhena te sakta se kush fshihet pas ketij akti. Por ajo qe dihet deri tani eshte Kryeministri Rama qe ka dashur ta paraqese zemerimin e adoleshenteve dhe te rinjve, si nje gaze tjeter te konfliktit te tij me opoziten.

Lapsi.al

Të këshilluara

SPAK: Emiljano Shullazi vrau Vajdin Lamen

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka përfunduar hetimin dhe ka siguruar masën e sigurimit “arrest me burg” për Lulzim Be...

18:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI