Flash

Dëmshpërblimi për familjen/ Manipulimi i Ramës me vrasjen e Klodian Rashës

Lapsi.al 14 December 2020
Dëmshpërblimi për familjen/ Manipulimi i Ramës me vrasjen e
Me një akt të denjë për ato që kemi parë me familjet e 26 viktimave të Gërdecit, qeveria Rama ka tentuar të blejë sot gjakun e Klodian Rashës. Por edhe në ato pak rreshta të vendimit të kabinetit, që i lidh familjes një pension të përmuajshëm, nuk është evituar dot tentativa për manipulim. Me një vendim të firmosur me dorën e vet, Edi Rama e ka shpallur vrasjen policore të Klodian Rashës si "humbje jete aksidentale" (faksimilja poshtë). Image Kjo nuk është ‘loja” e vetme me të riun 25 vjeçar të vrarë nga policia. Ndonëse dyshohet se polici Nevaldo Hajdëraj, që ka qëlluar mbi të nuk ka bërë procedurën e nevojshme të paralajmërimit përpara se të qëllonte, ai po akuzohet për “vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” që nuk parashikon një dënim më të madh se sa 7 vjet (pra realisht 2-3 vite burg). Që në fillim të ngjarjes policia e Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut u mundua ta zgogëlojë peshën e këtij krimi. Në njoftimin e parë, policia tha se Klodian Rasha “është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri”. Mediat e pushtetit e morën këtë informacion duke përligjuar me faktin se viktima mund të shtinte me arëm kundrejt efektivit të Shqiponjave. Po në të njëjtën deklaratë u shtrëmbërua e vërteta duke aluduar se polici qëlloi në errësirë të plotë ndërkohë që investigimi i mëpasëm tregoi se në momentin e vrasjes kishte ndriçim mjaftueshëm. Edhe mediat i kanë nxjerrë njëra pas tjetërs këto manovra të drejtuesve të rendit për ta fshehur ngjarjen ( shiko këtu).

Historia/ Nga justifikimi i dhunës policore te manipulimi i vrasjes së Klodian Rashës

Por vetëm pasi nuk arritën dot ta manipuloni ngjarjen për të cilën kryeministri Rama nuk foli tre ditë me radhe dhe pasi u pa impakti i saj i madh në publik, shefi i qeverisë vendosi të tregojë karrotën në vend të shkopit. Njërëz të afërt me të arritën të sigurojnë një vizitë në shtëpinë e Klodianit ku Rama bëri edhe premtimin për një pension të përmuajshëm për familjarët e viktimës. Dhe vetëm pas bleu heshtjen e tyre krueministri iu kthye versionit fillestar të ridimensionimit ët vrasjes duke e konsideruar atë në vendimin e qeverisë si “aksident”. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI