Flash

E keqja s'ka fund/ Një variant tjetër koronavirusi, zbulohen në Britani mbi 1 mijë raste

Lapsi.al 14 December 2020
E keqja s'ka fund/ Një variant tjetër koronavirusi, zbulohen

Një variant i ri i koronavirusit, është identifikuar në Britaninë e Madhe. Ky është njoftimi i fundit që u dha nga ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock. BBC raporton se të paktën 60 autoritete të ndryshme lokale, kishin regjistruar raste të kovid, të shkaktuara nga varianti i ri.

Organizata botërore e Shëndetësisë, është informuar në lidhje me këtë ndërsa shkencëtarët në Angli po bëjnë studime të hollësishme. Hancock, tha se nuk mund të thoshte në këtë moment, nëse ky variant i ri është më i keq, apo do të ndikojë te vaksinat.

"Ne kemi identifikuar aktualisht mbi 1.000 raste me këtë variant kryesisht në Jug të Anglisë, megjithëse rastet janë identifikuar në gati 60 zona të ndryshme të autoritetit lokal”, tha ministri i Shëndetësisë. Edhe pse mund të ngjajë shqetësuese, aktualisht tha Hancock nuk ka asgjë për t’u alarmuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI