Flash

Emiratet e Bashkuara Arabe nisën sot vaksinimin kundër COVID-19

Lapsi.al 14 December 2020
Emiratet e Bashkuara Arabe nisën sot vaksinimin kundër COVID-19

Emiratet e Bashkuara Arabe nisën ditën e sotme programin publik të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19, duke përdorur injeksionin e bërë nga gjiganti kinez i ilaçeve, Sinopharm. Vaksinimi nisi në kryeqytetin Abu Dabi, ku së paku 45 spitale dhe klinika janë duke marrë pjesë. Programi i bën Emiratet e Bashkuara Arabe një nga vendet e para që nisin imunizimin masiv. Banorët në kryeqytet mund të rezervojnë falas takimin për vaksinë, përmes shërbimeve lokale shëndetësore. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar mbi 186,000 raste me COVID-19.

Prej tyre, 618 pacientë kanë vdekur. Të hënën, Shtetet e Bashkuara po ashtu nisin imunizimin e popullsisë nga kjo sëmundje, por me vaksinën e bërë nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech. Kjo vaksinë ka nisur të përdoret javën e kaluar edhe në Mbretërinë e Bashkuar. COVID-19, sëmundje që shkaktohet nga një koronavirus i ri, ka prekur mbi 72 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 47 milionë janë shëruar.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë, me mbi 16 milionë të infektuar dhe me afro 300,000 viktima. Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar – kryesisht të moshuarit.

Të këshilluara

Sulm kibernetik ndaj disa agjencive amerikane

Hakerë të dyshuar rusë kanë hyrë në rrjetet e qeverisë amerikane, përfshirë Departamentin e Thesarit dhe atë të Tregtisë, si pjesë e një fushate disa mujore glo...

10:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI