Flash

Champions League/ Shorti vendos Messin kundër Neymar (kalendari)

Lapsi.al 14 December 2020
Champions League/ Shorti vendos Messin kundër Neymar (kalendari)
Përballje interesante në Champions, në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës për 1/8 e kompeticionit. Buzëqesh Juventus pas hedhjes së goglave që e kanë vënë skuadrën e Pirlos përballë Portos. Me fat bardhezinjtë që shmangën Atletico Madrid e skuadrat gjermane, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë. Juventus ka arritur në fazën me eleminim direkt të Champions League për të shtatën herë radhazi: katër herë ka kaluar raundin, dy është eleminuar (2016 Bayern e 2020 Lion). Bardhezinjtë nuk kanë humbur kurrë në pesë precedentët europianë kundër Portos: katër fitore (përfshirë dy në 1/8 e finales së Champions 2017) e një barazim në 2001. Në tre nga pesë sfidat europiane kundër Portos, Juventus e ka ruajtur portën të pathyer, duke pësuar vetëm një gol në dy ndeshjet e mbetura. Të vetmen herë që Juventus u ndesh me një kundërshtare portugeze në 1/8, i takon pikërisht me Porton në 2017, në të cilën bardhezinjtë u kualifikuan. Përplasje spektakolare ajo mes Barcelonës e PSG, dy skuadra që po sfidohen në merkato e duhet ta bëjnë më parë në fushë. Kualifikim në ngjitje për Lazion që nuk ishte kokë grupi: bardhekaltrit e Strakoshës do të ndeshen me Bayern Mynih, kampionët në fuqi. Lazio do të luajë në fazën me eleminim direkt të Champions League për herë të parë nga sezoni 1999/2000, kur u eleminua nga Valencia. Bayern Mynih është i pamundur në tetë ndeshjet e fundit kundër skuadrave italiane me gjashtë fitore e dy barazime: në shtatë sfidat e fundit ka shënuar gjithnjë të paktën dy gola. Lazio ka fituar dy nga gjashtë sfidat në Champions League kundër skuadrave gjermane - kompletojnë bilancin tre barazime e një humbje. Ndërsa, Atalanta e Gasperinit do të përballet me Real Madrid, ashtu si tekniku kishte uruar përpara ndeshjes së kampionatit me Fiorentinën.

Shorti i Europa League: Milan në ferrin e Zvezdës, transfertë baske për Manchester United

FAZA E 1/8: Borussia Monchengladbach-Manchester City Lazio-Bayern Mynih Atletico Madrid-Chelsea Leipzig-Liverpool Porto-Juventus Barcellona-Psg Siviglia-Borussia Dortmund Atalanta-Real Madrid KALENDARI I FAZËS FINALE 16-17 e 23-24 shkurt: vajtja e 1/8 finale 9-10 e 16-17 mars: kthimi i 1/8 finale 19 mars: shorti i cerekfinaleve e gjysëmifinaleve 6-7 prill: vajtja e cerekfinaleve 13-14 prill: kthimi i cerekfinaleve 27-28 prill: vajtja e gjysëmifinaleve 4-5 maj: kthimi i gjysëmfinaleve 29 maj: finalja

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI