Flash

Gjermania kërkon autorizimin e vaksinës kundër COVID-19 në Europë përpara Krishtlindjeve

Lapsi.al 15 December 2020
Gjermania kërkon autorizimin e vaksinës kundër COVID-19 në

Gjermania synon për një autorizim të vaksinës kundër COVID-19 në Bashkimin Europian para Krishtlindjeve, që prej 23 dhjetorit, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ndërkohë që autoritetet shëndetësore europiane përmendin një vendim më vonë, më 29 dhjetor.

“Mund të tregohemi optimistë mbi faktin se një autorizim mund të ndodhë më 23 dhjetor”, konfirmoi, në një konferencë shtypi ministri, qeveria e të cilit është e paduruar me kohën e marrë nga rregullatori europian për të miratuar vaksinën kundër COVID-19, e përdorur tashmë nga disa vende.

Më herët, Jens Spahn kishte theksuar se objektivi ishte arritja e një autorizimi para Krishtlindjeve.

“Ne dëshirojmë të fillojmë vaksinimin para fundit të vitit”, shtoi ai.

Sipas të përditshmes “Bild” që citon burime brenda Bashkimit Europian dhe qeverisë gjermane, Agjencia Europiane e Medikamenteve (AEM), që dha afat deri më 29 dhjetor për të dhënë vendimin e saj, ka vendosur më në fund të japë njoftimin më herët, më 23 dhjetor.

Të këshilluara

Kanadaja nis vaksinimin me Pfizer/BioNTech

Kanadaja nisi të hënën vaksinimin e qytetarëve kundër Covid-19. Të parët që u vaksinuan ishin një grup të moshuarish në një azil në Toronto. Kryeministri kanade...

09:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI