Flash

Kryesenatori i Republikanëve njeh fitoren e Biden: Kolegji Elektoral foli, e përgëzoj Presidentin e zgjedhur

Lapsi.al 16 December 2020
Kryesenatori i Republikanëve njeh fitoren e Biden: Kolegji Elektoral foli,

Lideri i mazhorancës në Senat, republikani Mitch McConnell ka njohur për herë të parë pas zgjedhjeve fitoren e Biden.

McConnell nuk ka nguruar të urojë Biden si President të zgjedhur pasi Kolegji Elektoral e certifikoi si fitues.

“Kolegji elektoral ka folur.Sot unë dua të përgëzoj Presidentin e zgjedhur Joe Biden.”- tha McConnell.

Kryesenatori është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Republikane, prej të cilës doli Trump si President dhe duket se miqtë, kolegët e partnerët e këtij të fundit po e pranojnë më në fund se Biden në janar do të jetë përfundimisht Presidenti i ri i SHBA.

Të këshilluara

“Vrasësi i Twitterit” dënohet me vdekje

Një burrë që vrau nëntë persona, pas kontaktit me ta në Twitter, është dënuar me vdekje në Japoni. Takahiro Shiraishi, i quajtur “Vrasësi i Twitterit”, ishte ar...

08:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI