Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Prapaskena/ Si vendosi Edi Rama për emërimin e dy ministrave të rinj, Çuçi dhe Ikonomi

Lapsi.al 16 December 2020
Prapaskena/ Si vendosi Edi Rama për emërimin e dy ministrave të
Edi Rama e ka ruajtur traditën surprizuese dhe vanitoze, që ministrat e emëruar prej tij ta marrin vesh lajmin nga ekrani. Kështu ka ndodhur edhe sot, kur ka publikuar lajmin për emërimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe Milva Ikonomit si Ministre e Bujqësisë. Kur kryeministri shpalli lajmin për emërimin e atyre që i quajti si “dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, të dy të interesuarit nuk dinin asgjë. Lexo me tej:

Spiropali: “Emrat i vendosi Rama, për mua ishte totalisht surprizë”

Së paku. një dëshmi që ka arritur të sigurojë Lapsi.al nga burime diplomatike e vërteton këtë. Sot, ai që pas disa çastesh do të zinte një nga vendet më kryesore në Qeveri, Bledi Çuçi, ndodhej në Lushnjë së bashku me ambasadorin e Bashkimit Europian, Soreca në një tubim kushtuar bujqësisë dhe zhvillimit rural të quajtur "Evropa është këtu". Pikërisht gjatë kohës kur zhvillohej ky aktivitet, kryeministri bëri publik dy emrat e rinj. Me stil dhe duke e përgëzuar, Luigi Soreca iu afrua Çuçit për ta përgëzuar për këtë ngritje në detyrë. Por të pranishmit panë se ai mbeti i hutuar, kujtoi për një moment se mos ishte një shaka dhe në fund nxori nga goja frazën: “Po kjo ça ishte tani”. Pra, ishte e qartë si drita e dellit, se jo që ai nuk ishte konsultuar, por as i kishte shkuar në mendje se mund të ishte kandidat për pasardhës i Lleshit. Ministret e reja/ Cilat janë zonjat “surprizë” të Ramës Lapsi.al nuk ka arritur të sigurojë dot deri më tani një dëshmi nëse Milva Ikonomi është njoftuar paraprakisht apo jo, por deri sa kjo nuk ka ndodhur për postin e rëndësishëm të Ministrit të Brendshëm, logjika ta do se efekti surprizë ka qenë i njëjtë edhe për Ikonomin. Aq më tepër që Ministrja e re e Bujqësisë që pritet të dekretohet nga presidenti Meta ka pranuar edhe më parë të bëje pjesë në skuadrat ministrore të Ramës dhe ajo është e njohur se nuk ia bën fjalën kurrë dysh liderit, me të cilin ka një marrëdhënie të vjetër që nga periudha e fondacionit Soros. Edhe kur e emëroi Çuçin si ministër Bujqësie në kuadrin e ndryshimeve të mëdha të dhjetorit 2018, ai nuk e kishte njoftuar paraprakisht as atë vetë, as 7 nga 12 ministat e rinj që vendosi të ndryshojë. “Nuk e dija as unë as persona të tjerë besoj. Mund të quhet një diskrecion i kryeministrit pasi është konsultuar me shumë, emrat i vendosi Rama. Kur ju më telefonuat unë isha në makinë duke shkuar në Asamble nuk e kisha këtë dijeni” tregoi Spiropali, pasi u caktua ministre shteti. Edhe Sonila Qato më parë kishte pohuar se ajo e pati marrë vesh nga TV emërimin e saj. As ky ndryshim i ri nuk ka bërë përjashtim. Kjo është shenjë e qartë se Rama ka zgjedhur sërish mes besnikëve të tij më të devotshëm, gjë që tregon edhe për mënyrën se si ministrat e rinj do të sillen në detyrat që sapo kanë marrë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI