Flash

Apeli ashpërson masën ndaj gjyqtares së Durrësit, i rikthen 'arrestin shtëpiak'

Lapsi.al 17 December 2020
Apeli ashpërson masën ndaj gjyqtares së Durrësit, i rikthen

Gjykata e posaçme e Apelit ashpërson masën ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka. Kështu është pranuar ankimimi i prokurores për të kaluar sërish në ‘Arrest shtëpie’ Mimoza Margjekën.

Margjeka u pezullua edhe nga KLGJ mbas përgjimeve të SPAK në të cilat të dyshuarit flasin për 6 mijë euro për të dërguar nga burgu në shtëpi Oltion Balin.

Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj nëpërmjet bashkëshortit të gjyqtares, Arben Carës do i jepnin shumën monetare 6 mijë euro në këmbim të lirimit të Orion Balit.

Margjeka gjatë seancave në GJKKO ka akuzuar se arrestimi dhe shkarkimi i saj janë politike, pasi nuk i dha mandatin Valbona Sakos si kryebashkiake e Durrësit dhe se ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për shkak të fëmijës që ka me probleme shëndetësore.

Të këshilluara

Dalin për gjueti, vritet një i ri në Dibër

Një tjetër vrasje gjatë gjuetisë ka ndodhur në Dibër. Policia thotë se dy të rinj kanë dalë bashkë për gjueti dhe njëri prej tyre ka plagosur me armë shokun, i ...

16:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI