Flash

E PLOTE/ Të gjitha dënimet që dha gjykata italiane për grupin e Habilajve

Lapsi.al 17 December 2020
E PLOTE/ Të gjitha dënimet që dha gjykata italiane për

Gjykata e Apelit në Katania të Italisë ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn të konsideruar si kreun e një prej grupeve të mëdha të trafikut të kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

I njohur si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ai u vu në pranga në 16 tetor 2017 së bashku me një sërë bashkëpunëtorësh duke shkaktuar një tronditje të fortë politike në Tiranë sidomos pas publikimit të disa përgjimeve ku përmendej edhe emri i ministrit.

Më 19 qershor 2019 të njëjtin dënim dha edhe gjykata e shkallës së parë, por duke qenë se çështja shkoi në apel ajo e la Habilajn në “arrest shtëpie”. 

Grupi i trafikantëve të drejtuar nga Habilaj akuzohet se ka kaluar sasi të mëdha marijuane nga brigjet shqiptare drejt Italisë, por edhe armë.

“Nëse vini në Shqipëri - thoshte Habilaj në përgjime – do të kuptoni që policia është e korruptuar. Ndonjëherë është vetë shefi që na ndihmon të ngarkojmë thasët”.

Gjykata e Apelit vendosi të konfirmojë dënimin edhe për Antonino Riela që në shkallën e parë u dënua me 14 vjet e 8 muaj burg.

Nga ana tjetër, Angelo Busacca duhet të kalojë 6 vjet e 10 muaj burg nga 7 vjet e 4 muaj që kishte dhënë shkalla e parë. Ulje dënimi ka pasur edhe për Meridiam Sulaj dhe Nezar Seiti. I pari u dënua me 8 vjet burg ndërsa i dyti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri nga policia u dhanë 6 vjet e 8 muaj burg. Për italianin Vincenzo Spampinato u dhanë 9 vjet ndërsa Gianluca Passavanti u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg. Rosario Giuliano dhe Giuseppe Greco do të vuajnë nga 1 vit e 10 muaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI