Flash

Miratimi i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, reagon ambasadorja amerikane: Tani duhet edhe 1!

Lapsi.al 17 December 2020
Miratimi i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, reagon ambasadorja

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar lajm të madh miratimin e Altin Binajt si gjyqtar të 5-të të Gjykatës Kushtetuese. Kim thotë se tani duhet edhe vetëm një gjyqtar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, dhe ajo shpreson që KED tashmë të dërgojë listën e kandidatëve tek Presidenti i Republikës. Për ambasadoren amerikane, ngritja e Gjykatës Kushtetuese e çon Shqipërinë një hap më afër BE.

Postimi

“Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK. Shqipëria tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt… Kjo është një arritje e madhe e cila do e çojë Shqipërinë më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë midis KED, Presidencës & Parlamentit.”

Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por po bën progres, hapa pas hapi dhe duhet të vazhdojë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht dëshirën e shqiptarëve për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe funskional.

Të këshilluara

Dalin për gjueti, vritet një i ri në Dibër

Një tjetër vrasje gjatë gjuetisë ka ndodhur në Dibër. Policia thotë se dy të rinj kanë dalë bashkë për gjueti dhe njëri prej tyre ka plagosur me armë shokun, i ...

16:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI