Flash

Soreca: Funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese, hap kryesor për t’u ulur në tryezën ndërqeveritare

Lapsi.al 17 December 2020
Soreca: Funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese, hap kryesor për

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguiar pas miratimit të anëtarit të ri për Gjykatën Kushtetuese, Altin Binajt nga Kuvendi.

Soreca përmes një postimi në Twitter i bën thirrje Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që pa vonesa të dërgojë listat e kandidatëve që do përzgjidhen nga Presidenti.

Ndër të tjera ambasadori thekson se funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është hap kryesor për të shënuar fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit mes Shqipërisë e BE.

“Sot Parlamenti Shqiptar ka caktuar Z. Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në opinionin e qershorit të kaluar nga Komisioni i Venecias. Kjo sjell funksionalitetin e plotë të Gjykatës.

Ishte thelbësore tani që KED të finalizojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e KPGJ-së së parë për bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe BE”,shkruan Soreca.

Të këshilluara

Tërmet në Milano

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë u regjistrua në Milano pasditen e sotme në orën 16.59. Epiqendra ishte në Trezzano sul Naviglio në një thellësi prej 7.9 km. “...

18:10

Dalin për gjueti, vritet një i ri në Dibër

Një tjetër vrasje gjatë gjuetisë ka ndodhur në Dibër. Policia thotë se dy të rinj kanë dalë bashkë për gjueti dhe njëri prej tyre ka plagosur me armë shokun, i ...

16:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI