Flash

Berisha akuzon si tradhëtar Ramën pas takimit me Vjosa Osmanin

Lapsi.al 18 December 2020
Berisha akuzon si tradhëtar Ramën pas takimit me Vjosa Osmanin

Pas përfundimit të takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Sali Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, Berisha theksoi se mohimi nga Rama i gjenocidit serb, ishte akt flagrant armiqësor ndaj kombit shqiptar.

“Shfrytëzova rastin që të diskutojmë gjerësish mbi problemet me të cilat përballen dy vendet sot. E falënderova zonjën Osmani për çështjet e mëdha që ngriti në fjalën e saj në parlamentin shqiptar. Mohimi nga ana e ‘Zografi bis’ të gjenocidit serb përbën një akt flagrant armiqësor ndaj kombit shqiptar. Në këtë kontekst dua t’ju them se zonja presidente foli në parlament jo vetëm në emër të qytetarëve të Kosovës, por të mbarë shqiptarëve. Foli jo vetëm ne emër të qytetarëve që sot janë gjallë, por në emër të shqiptarëve që u masakruan barbarisht nga racistët serbë, nga 860-ta deri në 1999-ën. Akti i mohimit me urdhër të Edi Ramës në dokumentin e parlamentit shqiptar të gjenocidit serb, është akt armiqësor ndaj çdo shqiptari. Është një akt armiqësor ndaj njerëzimit, i cili nuk njeh falje në dënimin e krimeve kundër tij dhe gjenocidin e një populli mbi bazat raciste.”, tha Berisha.

Sipas Berishës, njeriu që nuk ka investuar një qindarkë të vetme për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë vuri traun, vuri taksën për qytetarët e Kosovës për të ardhur në Shqipëri me një akt prej faqeziu të vërtetë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI