Flash

Haradinaj nuk deklarohet para Speciales: Prokuroria e korruptuar, nuk e kam lexuar aktakuzën

Lapsi.al 18 December 2020
Haradinaj nuk deklarohet para Speciales: Prokuroria e korruptuar, nuk e kam

“Kam nënshkruar një dokument që e kam pa aktakuzë, por ju them të drejtën as lexu nuk e kam.” Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, nuk ka pranuar të deklarojë fajësinë apo pafajësinë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Një nga pjesëtarët e parë të luftës për çlirim u arrestua në fund të shtatorit nga EULEX-i pasi zbuloi se dispononte dokumente konfidenciale të cilat komprometonin pozitat e prokurorëve të specializuar dhe të Gjykatës Speciale në raport me hetimet për krime lufte ndaj Serbisë.

Haradinaj tha se përgjegjësinë për nxjerrjen e dokumenteve duhet ta mbajnë ndërkombëtarët.

“Pra, ne duhet të përgjigjemi se pse ju dolën sekretet e tyre, dhe u sollën mijëra km larg në zyrat tona, dhe mos harroni, ato nuk ishin as një as dy fletë, por mijëra fletë e faqe.”

Ish-luftëtari i UÇK-së argumentoi se dokumentet e hetuesve ai i siguroi nga persona anonimë, dhe se ai tani po konfirmonte frikën fillestare që kishte mbi Prokurorinë e Specializuar.

“Për mendimin tim, kjo prokurori është së pari politike, selektive dhe njëanshme, por tani me këtë veprim të tyre po dyshoj dhe bindem se është e dhe e korruptuar sepse ndryshe nuk do u dilte gjithë ai material nga zyrat e tyre.”

Avokati i Haradinajt deklaroi se nuk ka pasur mundësi të konsultohet me klientin e tij ndërkohë që i është lënë 30 ditë afat për t’u deklaruar rreth veprave penale të pengimit të personave në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Të njëjtat akuza iu cituan të premten edhe Hysni Gucatit, zëvendëskryetarit të OVL-UÇK-së, i arrestuar njëkohësisht me të më 25 shtator.

Të këshilluara

SHÇBA shoqëron pesë policë, zbulohet akuza

Shoqërohen 5 punonjës policie në Korçë për shpërdorim detyre, nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Mësohet se të shoqëruarit janë efektivë të Kom...

14:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI