Flash

Lleshaj tregon prapaskenat: Bled Çuçi nuk kishte dëshirë të vinte në Ministrinë e Brendshme

Lapsi.al 18 December 2020
Lleshaj tregon prapaskenat: Bled Çuçi nuk kishte dëshirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar prapaskenat e emërimit të ministrit të ri të brendshëm, Bledi Çuçi.

 

Ndërsa dorëzoi çelsat e zyrës në Ministrinë e Brendshme, Sandër Lleshaj zbuloi se pasardhësi i tij Bledi Çuçi nuk e kishte në plan të bëhet ministër i brendshëm dhe ka ardhur pa dëshirën e tij në krye të këtij dikasteri.

”Para disa netësh jam pyetur se çfarë këshille do t'i jepja pasardhësit. Thashë se nëse pasardhësi do të vinte pa dëshirën e tij, nëse nuk vdes për t'u bërë ministër, nuk kisha ndonjë këshillë. Pra nëse ai që vjen, nuk vjen me ndonjë etje të madhe për t’u bërë ministër, s’kisha asnjë këshillë, pasi puna do të shkojnë mirë me se s’bën, jam i sigurt se vetëm ky parakusht mjafton. E kam çekuar më vonë se Bled Çuçi ka ardhur pa dëshirën e tij, pra s’ka pasur plan për të ardhur.

Po qe se do ishte një person që do ishte prej një lufte të madhe jetike për t’u bërë ministër, edhe atij s’do i jepja këshillë, sepse punët gjithsesi keq do të shkonin keq. Jam i lumtur që Çuçi vjen, për të shërbyer, jo për t’u shërbyer.” tha Lleshaj.

Rama ka korrigjuar Lleshajn duke bërë një saktësim se Çuçi është bërë ministër i brendshëm pa patur dijeni, madje as pati mundësinë ta thotë nëse kishte apo jo dëshirë, apo sa dëshirë kishte të bëhet ministër i brendshëm.

‘’Një saktësim do bëj unë, ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën e tij se duket sikur. S’ka pasur mundësinë të thotë as sa dëshirë e ka.’’- u shpreh kryeministri.

Të këshilluara

SHÇBA shoqëron pesë policë, zbulohet akuza

Shoqërohen 5 punonjës policie në Korçë për shpërdorim detyre, nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Mësohet se të shoqëruarit janë efektivë të Kom...

14:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI