Flash

Të dhënat/ Sa vaksina janë porositur deri më tani dhe nga cilat shtete

Lapsi.al 18 December 2020
Të dhënat/ Sa vaksina janë porositur deri më tani dhe nga

Të dhënat e universitetit Duke tregojnë se vendet më të pasura kanë porositur plot 4 miliard vaksina nga prodhues të ndryshëm.

Por sa porosi janë bërë për dy vaksinat që kanë dalë për përdorim?

Për Pfizer, BE ka porositur 300 milionë doza, SHBA ka porositur 100 milionë doza, Japonia ka porositur 120 milionë doza, Kina ka porositur 100 milionë doza, Britania ka porositur 40 milionë doza, Kanadaja 20 milionë doza, Australia 10 milionë doza, Kili 10 milionë doza, Koreja e Jugut 20 milionë doza, Izraeli 8 milionë doza, Hong Kongu 10 milionë doza, Malajzia 12 milionë doza, Venezuela 10 milionë doza, Ekuadori 2 milionë doza, Zvicra 3 milionë doza, Panamaja 3 milionë doza, Peruja 10 milionë doza.

Për vaksinën e kompanidër Moderna, BE ka porositur 160 milionë doza, SHBA ka porositur 200 milionë doza, Britania ka porositur 7 milionë doza, Kanadaja ka porositur 40 milionë doza, Japonia 50 milionë doza, Koreja e Jugut 20 milionë doza, Izraeli 6 milionë doza, Zvicra, 7.5 milionë doza.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI