Flash

Tentuan t’i shpëtonin policisë me drogë e armë, pranga 2 shqiptarëve në Janinë

Lapsi.al 18 December 2020
Tentuan t’i shpëtonin policisë me drogë e armë, pranga

Dy shqiptarë janë ndaluar në afërsi të Meçovos në Janinë me 6 kg marijuanë, një pistoletë dhe 2 mijë euro.

Dy shqiptarët, të moshës 30 dhe 28 vjeç po udhëtonin me një motoçikletë teksa pësuan aksident.

Forcat e policisë greke i pikasën i pikasen në kryqëzimin e Kallpaqit me motoçikletën pa targa, pasi ishin nisur drejt kufirit Greqi-Shqipëri me lëndën narkotike.

Policia greke i ndoqi shqiptarët, por arritën të largoheshin pasi u ndihmuan nga një tjetër bashkëpunëtor që ishte para tyre me një autoveturë.

Sipas policisë së Janinës në momentin e ndalimit shqiptarëve iu gjetën 6 kg kanabis, një pistoletë dhe 2 mijë euro, ndërsa më pas, po në Janinë u ndalua edhe bashkëpunëtori i tyre.

Policia greke u mobilizua pas largimit dhe mos bindjes së sinjalit të policisë nga ana e dy shqiptarëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI