Flash

Biden vaksinohet të hënën kundër COVID-19

Lapsi.al 19 December 2020
Biden vaksinohet të hënën kundër COVID-19

Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden do të bëjë vaksinën anti-COVID këtë të hënë (21.12.2020) Jen Psaki, e zgjedhur nga Biden si zëdhënëse i Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, njoftoi në një konferencë për media se Biden dhe Kamala Harris, e zgjedhura zëvendëspresidente e SHBA-së, do të vaksinohen kundër COVID-19.

Duke deklaruar se Biden do të vaksinohet së bashku me bashkëshorten Jill Biden para kamerave të hënën, Psaki tha se Harris do të marrë vaksinën një javë më vonë, sipas protokollit.

Zëvendëspresidenti aktual, Mike Pence dhe presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi morën dje vaksinën kundër COVID-19.

Të këshilluara

Një vit i ri pa fishekzjarre në Gjermani

Gjermanët, të njohur për festën e fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve, për herë të parë do ta festojnë Vitin e Ri shumë më qetësisht, falë një ndalimi...

15:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI