Flash

Ndalimi i aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, reagon PD: Policia përdoret si vegël qorre e tekave të Kryeministrit

Lapsi.al 19 December 2020
Ndalimi i aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,

Partia Demokratike, ka reaguar nëpërmjet ish-deputetes, Albana Vokshi në lidhje me ndalimin që Policia e Shtetit u ka bërë drejtuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Sipas Vokshit aktivistët janë dhunuar dhe u janë fshirë pamjet nga celulari i tyre.

"Ky akt i shëmtuar dhe i rëndë për aktivistë të shoqërisë civile që për muaj dhe vite me radhë kanë demonstruar forcën e një proteste paqësore siç ishte ajo për mbrojtjen e teatrit është dëshmi e qartë se segmentet politike në policinë e shtetit janë aktive dhe në dispozicion të terrorit që përpiqet të mbjellë ne opinion kryeministri Rama. Është e qartë që as dorëheqja e Lleshajt nuk ka ndikuar në përdorimin e policise si vegël qorre e tekave të kryeministrit i cili jo më larg se dje edhe një herë shprehu mbështetjen për drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe ato struktura që manipuluan vrasjen e të riut Rasha dhe dhunuan për ditë me radhë të rinjtë protestues në kryeqytet", shkruan Vokshi.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI