Flash

7-vjeçari vrau të atin polic/ Dëshmia e punonjësit të bilardos: Më ra të fikët

Lapsi.al 20 December 2020
7-vjeçari vrau të atin polic/ Dëshmia e punonjësit të

Roland Bicerri efektiv i FNSH-së, humbi jetën sot pasi djali i tij 7-vjeçar e qëlloi atë aksidentalisht për vdekje me armë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik në një lokal.

Mësohet se djali i tij i mitur ka marrë armën teksa i ati po luante bilardo dhe e ka shkrepur aksidentalisht, por plumbi ka rezultuar fatal për efektivin Roland Bicerri. Njëri prej punonjësve të bilardos thotë se gjithçka ndodhi papritur.

“Po bënim muhabet në banak vetëm kur dëgjojmë krismën. Ne ishim larg me tavolinën e viktimës. Në banak ishim 2 persona, ndërsa në tavolinën e tyre 3 a 4 persona. Nuk dimë asgjë çfarë u bë pastaj se na ra të fikët” - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI