Flash

FOTO/ Kaos në avion, ndërron jetë pasagjeri me shenja të Covid

Lapsi.al 20 December 2020
FOTO/ Kaos në avion, ndërron jetë pasagjeri me shenja të

Avioni i kompanisë, “United Airlines”, i cili ishte nisur nga Orlando dhe kishte destinacion Los Anxhelosin, u përfshi nga kaosi në bord, pasi një pasagjer i dyshuar me koronavirus ndërroi jetë. Foto të publikuara nga pasagjerët tregojnë kaosin në bord teksa tentonin t’i vinin në ndihmë personit që u ndje keq, i cili u shpall i vdekur menjëherë sapo avioni bëri ulje të detyruar në Nju Orlins.

Mjekët u ngjitën menjëherë në bordin e avionit për t’i dhënë ndihmën pasagjerit, teksa të gjithë të tjerët u larguan nga avioni, por nuk ia dolën. Bashkëshortja e viktimës zbuloi se burri i saj kishte pasur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit gjatë ditëve të fundit, ndërsa kishte humbur edhe shijen e nuhatjen.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme Shqipëria do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Meteoa...

11:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI