Flash

Artistët protestë para Ministrisë së Brendshme: Nuk i frikësohemi dhunës

Lapsi.al 20 December 2020
Artistët protestë para Ministrisë së Brendshme: Nuk i

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë në protestë ditën e sotme në sheshin përpara Ministrisë së Brendshme. Tubimi erdhi për shkak të ndalimit të dhunshëm nga policia të 4 aktivistë të kësaj Aleance, Astrit Seranajt, pedagogut Ergys Mërtiri, artistit Donald Martini dhe teknikut Gentjan Hasani. Regjisori Edmond Budina tha se do të protestohet për t’i thënë ndal dhunës së pushtetit.

“Duhet ti themi ndal dhunës së policisë së pushtetit. Policisë e cila i shërben vetëm një grushti njerëzish. Ne nuk duhet të frikësohemi nga dhuna e këtij pushteti fashisto-mafioz që kërkojnë të ruajnë pushtetin e tyre. Këtu kemi të bëjmë me një dhunë shtetërore që frikëson qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Ne nuk kemi frikë, do të vazhdojmë të protestojmë dhe nuk do ta ulim kokën”, - tha Budina në News24.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI