Flash

Rrëfimi i koreografit: Në komisariat polici më tha ulu dhe pastaj më qëlloi me shqelm

Lapsi.al 20 December 2020
Rrëfimi i koreografit: Në komisariat polici më tha ulu dhe pastaj

Njëri prej protestuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i cili u ndalua mbrëmjen e së shtunës nga policia është koreografit Donald Martini. Në protestën që u mbajt sot përpara Ministrisë së Brendshme ai ka rrëfyer për mediat se si u dhunua në ambientet e komisariatit.

“Na futën në polici. Njërit prej nesh i gjuajtën me shpullë. Kjo është dhunë, por në Shqipëri ndodh. Unë i thashë se kam edhe shtetësi angleze. Më tha ulu dhe kur jam ulur, më gjuajti me shkelm. Nuk isha mirë fizikisht, por më pas personi që më goditi u largua menjëherë që ai mos të shihej. Më tej kisha pak dhimbje.

Një oficer më tha se “plaga jote ka 5 orë”. I thashë: “Po pse gjaku më rrjedh?”. Pastaj erdhi shefi i komisariatit dhe u qetësua situata, por ishte vonë. Është e pakonceptueshme që të shoqërohesh në komisariat, pse proteston. Unë protestoj në radhë të parë për fëmijët e mi, pastaj për të gjithë. Këtu vritesh edhe pa motiv. Do ta hedh në gjyq rajonin e policisë. Kërkoj reagim edhe nga ministri i ri i Brendshëm”, - deklaroi pedagogu i artit Martini.

Mbrëmjen e së shtunës ai u ndalua së bashku me Astrit Seranajn, Ergys Mërtirin dhe Gentjan Hasanin. ©LAPSI.al

E dhunuan në komisariat, koreografi Martini flet nga protesta: Ministri  Çuçi të mbajë një qëndrim, më gjakosën – Gazeta Koha Jone

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI