Flash

Varianti i ri i Covid-19/ Holanda ndalon fluturimet nga Britania e Madhe deri më 1 janar

Lapsi.al 20 December 2020
Varianti i ri i Covid-19/ Holanda ndalon fluturimet nga Britania e Madhe deri

Holanda ndaloi sot herët në mëngjes fluturimet hyrëse nga Britania e Madhe, pas zbulimit të një varianti të ri të COVID-19.

“Ndalimi hyn në fuqi menjëherë dhe është vendosur të vazhdojë deri më 1 janar”, deklaroi qeveria.

Instituti Kombëtar holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) rekomandoi kufizimin e hyrjes së këtij lloji të virusit nga Britania e Madhe sa më shumë që të jetë e mundur duke kufizuar ose kontrolluar lëvizjet e udhëtimit, gjë që solli pezullimin e udhëtimeve ajrore nga Kabineti.

Sipas kabinetit qeveritar, një virus me variantin e përshkruar në BM ishte identifikuar tashmë në një mostër të rastësishme në Holandë në fillim të dhjetorit.

Britania e Madhe njoftoi një bllokim të ri për Londrën dhe pjesë të Anglisë jugore dhe lindore duke filluar nga sot për shkak të shqetësimeve në lidhje me përhapjen e shpejtë të variantit të ri.

Të këshilluara

Biden vaksinohet të hënën kundër COVID-19

Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden do të bëjë vaksinën anti-COVID këtë të hënë (21.12.2020) Jen Psaki, e zgjedhur nga Biden si zëdhënëse i Shtypit e Sht...

18:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI