Flash

Versioni i ri i COVID-19 në Britani/ OBSH: Jemi në kontakt të afërt me zyrtarët britanikë

Lapsi.al 20 December 2020
Versioni i ri i COVID-19 në Britani/ OBSH: Jemi në kontakt të

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se është në kontakt të afërt me zyrtarët britanike për emergjencën e variantit të ri të koronavirusit.

Varianti i ri po përhapet me shpejt se versioni origjinal i covid 19, por nuk besohet se është më vdekjeprurës.

Pjesë të mëdha në juglindje të Anglisë, përfshirë këtu edhe Londrën, ndodhën tashmë në një nivel më strikt të masave kundër koronavirusit në përpjekje për të frenuar virusin që po përhapet me shpejtësi.

Nuk ka ende prova që sugjerojnë se ky variant i ri i koronavirusit reagon ndryshe ndaj vaksinës. Të dielën Holanda njoftoi për ndalimin e pasagjerëve që fluturojnë nga Britania për shkak të variantit të ri të koronavirusit. Ndalimi do të mbetet në fuqi deri më 1 janar, ka bërë të ditur qeveria holandeze.

 

 

Masa vjen pas zbulimit të një rasti të tillë edhe në Holandë më parë gjatë këtij muaj. Në pritje të “qartësisë më të madhe” të situatës në Mbretërinë e Bashkuar, ajo tha se “rreziku i llojit të ri të virusit që futet në Holandë duhet të minimizohet sa më shumë që të jetë e mundur”.

Qeveria holandeze tha gjithashtu se do të punojë me vendet anëtare të BE-së në ditët në vijim lidhur me kufizimin e variantit të ri të sjellë nga Britania. Kryeministri i Britanisë Boris Johnson është shprehur se pavarësisht paqartësisë së konsiderueshme, varianti i ri i coronavirusit mund të jetë 70% më i transmetueshëm se Covid-19.

Të këshilluara

Biden vaksinohet të hënën kundër COVID-19

Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden do të bëjë vaksinën anti-COVID këtë të hënë (21.12.2020) Jen Psaki, e zgjedhur nga Biden si zëdhënëse i Shtypit e Sht...

18:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI