Flash

Covid në Maqedoninë e Veriut, 22 jetë të humbura, 129 raste të reja

Lapsi.al 21 December 2020
Covid në Maqedoninë e Veriut, 22 jetë të humbura, 129 raste

Maqedonia e Veriut regjistroi 22 viktima me COVID-19 dhe 129 të infektuar, shifra më e ulët kjo e rasteve të reja në katër muajt e fundit. Për herë të parë numri më i madh i viktimave nuk është nga Shkupi ku janë regjistruar vetëm 3 të vdekur. Në vend të parë për numër viktimash kalon Prilepi. Ndërkohë është shënuar po kështu një rekord i të shëruarve, gjithsej 1.122 persona apo gati dhjetë herë më shumë se numri i të infektuarve.

Në Maqedoninë e Veriut, që nga muaji mars, me COVID-19 janë diagnostikuar 78.434 persona e mbi 2.300 të vdekur. Drejtuesit e institucioneve kanë apeluar për respektimin e masave shtrënguese që janë në fuqi; si mbyllja e objekteve të gastronomisë në orën 18.00, ndërsa nuk lejohet grumbullimi i më shumë se katër personave në ambiente publike, apo organizimi i manifestimeve në sheshet e qyteteve.

Më herët, drejtues të Dhomës së Pavarur të Gastronomëve kanë deklaruar se çdo vendim për kufizim të mëtejshëm të punës, do të godasë këtë dhe sektorë tjerë të ekonomisë, përfshirë edhe atë të hotelerisë, të cilët kanë anuluar të gjitha rezervimet e bëra për festat e fundvitit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI