Flash

Komisioneri i BE merr në mbrojtje shefen e ONM dhe ambasadorin e BE në Shqipëri: Akuzat janë të pabaza!

Lapsi.al 21 December 2020
Komisioneri i BE merr në mbrojtje shefen e ONM dhe ambasadorin e BE në

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i ka dalë në mbrojtje shefes së ONM dhe ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca. Varhelyi thotë se akuzat ndaj Calaveras janë të pabaza dhe ai i shpreh publikisht besimin e plotë asaj dhe ambasadorit.

Më tej Varhelyi garanton se Reforma në Drejtësi dhe Vettingu s’mund të ndalohen apo ngadalësohen pavarësisht presionit. Ditët e fundit Genoveva Ruiz Calavera është akuzuar nga disa media, por edhe ish-kryeministri Sali Berisha se i ka telefonuar Komisionit të Venecias me urdhër të Ramës, që mos shqyrtojë kërkesën e Presidentit Meta për opinion lidhur me ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Reagimi i plote

Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe qëndroj pranë Drejtorit tëBallkanit Perëndimor, Calavera dhe ambasadorit Soreca.

Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësore dhe nuk mund të dalin nga shinat ose ngadalësohen, pavarësisht presionit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI