Flash

Vjosa Osmani nuk humb kohë/ Thërret partitë për datën e zgjedhjeve në Kosovë

Lapsi.al 21 December 2020
Vjosa Osmani nuk humb kohë/ Thërret partitë për datën e

Faton Peci, shefi i kabinetit të Ushtrueses së Detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se ajo do të ftojë që të martën në takim të gjitha partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

“Ne planifikojmë qysh nesër të ftojmë të gjitha partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve”, - ka thënë Peci në Kanal 10. Ai tha se Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obliguese për të gjitha institucionet.

Gjykata Kushtetuese nxori vendimin që i dha të drejtë kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm të votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili në ato momente ishte i dënuar me vendim të formës së prerë.

Sipas këtij vendimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nga data e shpalljes së tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI