Flash

Babai i Klodian Rashës rrëfen bisedën me Ramën kur i shkoi për ngushëllim

Lapsi.al 22 December 2020
Babai i Klodian Rashës rrëfen bisedën me Ramën kur i shkoi

Babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, që u vra nga një efektiv i Forcave Shqiponja, ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit i shkoi për ngushëllim.

Në një intervistë në “Klan Kosova”, babai i të ndjeri tregoi se ia ka bërë të qartë që në takimin e parë kryeministrit se pensioni që shteti do t’i caktonte do të shkonte për fëmijët në nevojë, sikurse edhe ndodhi. Ai ka treguar se nuk e ka pranuar pensionin, por ka kërkuar vetëm që e vërteta të zbardhet.

“Kryeministrit i thashë: Kryeministër, unë jam kryetar i familjes, ti je kryetar i shtetit. Je ai që do i mbrosh si fëmijët e mi, njësoj si të tutë. Nëse ke ardhur për ngushëllim je i mirëpritur si çdo qytetar.

Nuk kërkoj asnjë lloj lëmoshe, apo mëshire, se i kam rritë fëmijët me djersën e ballit.

Shtetit nuk i kërkoj ndihmë, por dinjitetin e familjes sime. Nëse e mendoni si unë ju faleminderit. Unë nuk kam nevojë për para, por kam nevojë që çështja të zbardhet dhe të shërohet një pjesë e plagës.

Nëse ju e ndjeni se jeni pjesë e fajit, ti vendos 700 pensione, unë sot e deklaroj jepja njerëzve të varfër, fëmijëve të sëmurë, të gëzojnë ata prindërit shëndetin e fëmijës së tyre” – tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI