Flash

Berisha tërheq akuzat për shefen e ONM-së: U bazova në një Fake News

Lapsi.al 22 December 2020
Berisha tërheq akuzat për shefen e ONM-së: U bazova në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndjesë për akuzat e tij ndaj shefes së ONM, Genoveva Ruiz Calavera të cilën e kishte cilësuar si një bashkëpunëtore të kryeministrit Rama. Berisha thotë se komenti i tij ishte bërë në bazë të një lajmi të rremë.

“Statusi im bazohej në një fake news dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake news. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta”, - deklaroi Berisha në Ora News.

Pak ditë më parë Berisha iu referua një artikulli të publikuar nga 'New Europe' ku shkruhet se Calavera, si bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama i ka kërkuar Komisionit të Venecias të mos shqyrtojë Kodin Zgjedhor, edhe pse kjo kërkesë nuk iu mor parasysh. Nisur nga kjo, ish-kryeministri duke e cilësuar  "ndrikull", tha se ajo duhet të largohet nga detyra dhe se BE duhet të nisë hetimet për lidhjet e saj me kryeministrin Rama.

Pas këtyre deklaratave reagoi komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi që shprehej se ka besim të plotë te Calavera dhe te ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe se akuzat e mbërritura ndaj tyre si të njëanshëm, janë krejtësisht të pavërteta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI