Flash

Çuçi e pranon: U habita shumë kur Rama më bëri ministër të Brendshëm

Lapsi.al 22 December 2020
Çuçi e pranon: U habita shumë kur Rama më bëri

Bledi Çuçi ka treguar arsyet që e bënë të habitej aq shumë kur dëgjoi se kryeministri Edi Rama e kishte emëruar si ministër të Brendshëm dhe si pasardhës së Sandër Lleshajt. I ftuar në “Open”, Çuçi tha se ai tashmë është aty ku është dhe të tjerët mund të thonë ç’të duan.

“Unë nuk e prisja sepse kisha disa projekte në zhvillim si Ministër i Bujqësisë dhe befasia ishte shumë e madhe. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Në një ekip, trajneri mund të ndryshojë pozicionet e lojtarëve.

Unë jam atje, le të thonë çfarë të duan. Unë jam aty, befasia erdhi për shkak të asaj që thashë, isha në grumbullimin e disa projekteve të mëdha në Ministrinë e Bujqësisë” - tha Çuçi.

I pyetur për pistoletën e gjetur në vendin e vrasjes së Klodian Rashës, Çuçi tha se nuk e ka ndjekur mirë si ngjarje, duke qenë se nuk ka qenë në interesin e tij.

Ai pranoi se po hetohen deklaratat e Policisë së Shtetit dhe se është kërkuar ardhja e ekspertëve gjermanë për pistoletën e gjetur që u aludua të ishte e Klodian Rashës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

“Thikën fyt!”, kërcënohet Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se do të raportojë në polici të gjitha mesazhet kërcë...

18:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI