Flash

Dalin pamjet, momenti kur gazetari Valon Syla dhunohet në mes të Prishtinës (VIDEO)

Lapsi.al 22 December 2020
Dalin pamjet, momenti kur gazetari Valon Syla dhunohet në mes të

Gazetari dhe analisti kosovar, Valon Syla është sulmuar fizikisht në pikë të ditës në lagjen Pejton të Prishtinës. Sulmin fizik e konfirmoi edhe vetë Syla, teksa tha se nuk ka lëndime trupore pavarësisht goditjeve të cilat i mori. Syla ishte perballur me shumë reagime gjatë ditëve të fundit pas deklaratës që bëri publikisht lidhur me diasporën.

“Është e vërtetë se jam sulmuar fizikisht. Isha duke pritur për të hyrë në bankë tek ‘Raiffaisen Bank’ për të kryer një pagesë më kanë thirrur dhe më kanë sulmuar. Kam kontaktuar policinë dhe po pres të bisedojë me ta, por që të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Syla pas sulmit fizik.

Deklarate që Syla pati bërë për diasporën ishte kjo: I lus gërrnaçat që në këtë turrë mi ndreq dhëmbët hatri jonë këtu. Me na ndreq edhe ekonominë tu i ndreq dhëmbët e juaj. Kqyrni ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu, edhe poliratni kerret. Hani edhe naj qebap, naj redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L edhe ma mirë… Se ma lirë është. Se a për neve pe bleni? Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet. Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni. Se për veti e keni. Mirë se vini në Kosovën e lirë. Mks e teproni, se dalim fitim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI