Flash

Flet vëllai i policit/ Nuk e di kush qëlloi me breshëri plumbash mbi lokalin e familjes

Lapsi.al 22 December 2020
Flet vëllai i policit/ Nuk e di kush qëlloi me breshëri plumbash

Të shtëna me armë zjarri u shënuan mbrëmjen e së martës në Shkodër. Në orën 21:10 në atë që njihet si “zona e pompave” në afërsi të rrethrrotullimit të "5 heronjve" në fshatin Dobraç u qëllua nga persona të panjohur në drejtim të një lokali në pronësi të Alfred Pjetrit.

Lokalin ai e administron së bashku me vëllain Vlash Pjetri i cili ka qenë dhe administrator i Njësisë Rrethinat. Mësohet se ky i fundit u ka thënë hetuesve se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në lokal.

Ai është shprehur se nuk e di se kush mund të ketë qëlluar drejt biznesit të vëllait të tij. Ndërkohë vëllai tjetër i tyre, Nikollë Pjetri është efektiv i Policisë së Shkodrës pranë njësisë së patrullave. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI