Flash

Masat anti covid jo për të gjithë njësoj/Shefi i kuzhinës i përvishet Ogerta Manastirliut

Lapsi.al 22 December 2020
Masat anti covid jo për të gjithë njësoj/Shefi i

Takimet politike dhe qeveritare vazhdojnë, qenrat trgtare bejnë ulje çmimesh dhe i përdorin njerzit si mish për top, por ndryshe nga ata, vetem bizneset e pa mbrojtura duhet ti vuajnë masat kufizuese të qeverisë. Kjo e ka bërë të shpërthejë shefin e njohur të Kuzhinës Arvi Kita i cili ka edhe  restorant në zonën e bllokut. "Nuk do ishte me e sakte te ushtronit kontrolle aty ku mund te shkelen rregullat, se sa te na “ulni qepenin” per te gjithe Ne qe jemi aorta kryesore e ekonomise te vendit. Jemi Ne qe kemi tendosur nervat dhe po shtrengojme rripin per muaj e muaj…" ka shkruar ai në një reagim publik ndaj ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

"Ne oren 20:30 te mbyllemi?! Si ta keni Ju per mbare e per mire! Rrofte Keshilli i Eksperteve dhe masat shtrenguese qe parandalojne perhapjen e Covid, i cili u perhapka pas ores 20:30…." ka shkruar ai.

Në fakt masa të tilla restriktive janë ndërmarrë në të gjitha vendet e Europës dhe më gjërë por si gjithmonë në Shqipëri, ajo që i ka nervozuar këtë herë pronarët e bareve dhe restoranteve është standarti i dyfishtë në apikimin e masave.

 ©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI