Flash

Për të mos u humbur/ Laert Vasili i dehur në emision, shihni se si flet përçart (VIDEO)

Lapsi.al 22 December 2020
Për të mos u humbur/ Laert Vasili i dehur në emision, shihni se

Debatet televizive në Shqipëri kanë degraduar në një farë feje ku jo vetëm shfaqen lloj-lloj personazhesh, që shpesh nuk përfaqësojnë asgjë, por në shumë raste nuk kanë as etikën më minimale dhe as denjojnë të shkojnë në emision të dehur.

I tillë ishte rasti i sotëm i aktorit Laert Vasili gjatë emisionit “Politikon” të Alfred Lelës në Ora News. Aktori që prej shumë kohësh ka dalë si analist në studio televizive, shpesh si ithtarë i Edi Ramës dhe i rreshtuar haptaz kundër kolegëve të tij që kërkonin mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, sonte dhuroi një shfaqje banale në gjendje të dehur. Edhe pse aty e kishte thirrur Alfred Lela, Vasili shprehej se e kishte ftuar në emision, Artur Zheji, i cili faktikisht ka kohë që është larguar nga ky televizion.

“Kosova të mbledhë trutë e kokës. Nuk ka Kosovë, ka Shqipëri”, shprehej ndër të tjera Vasili në një monolog të pakuptimtë që e nxirrte atë edhe më qesharak në sytë e atyre ishin në studio dhe natyrisht të publikut të gjerë. Bashkë me tonin e tij të lartë të zërit, në studio përhapeshin edhe stërkalat e pështymave dhe avujt e alklolit. Shihni videot më poshtë të shkëputura nga emisioni.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI