Flash

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të tij

Lapsi.al 22 December 2020
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Rinisin kërkimet për

Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës, i cili u mor peng dhe u vra në 17 janar të këtij viti në Kamës.

Kërkimet kanë nisur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, me ndihmën e FNSH-së, me një qen gjurmues.

Siç raporton News24 kërkimet janë përqendruar në fshatin Pjezë në Shijak. Për vrasjen e Jan Prengës deri tani në pranga kanë rënë 6 persona.

Hetuesit kanë arritur në përfundimin se Jan Prenga që u rrëmbye pranë banesës së tij në Kamëz, më 17 Janar të këtij viti, u çua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Sipas fotove nga kamerat e sigurisë, Prenga mendohet se u dhunua derisa humbi jetën. Asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.

Për ngjarjen janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj. Sipas hetuesve, familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI