Flash

U shtrua një ditë më parë në spital me dhimbje stomaku, anëtari serb i Presidencës në Bosnje rezulton me COVID-19

Lapsi.al 22 December 2020
U shtrua një ditë më parë në spital me dhimbje stomaku,

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, u diagnostikua të martën me pneumoni dhe koronavirus. Lajmi u bë i ditur nga Qendra Klinike Universitare në Banja Llukë, një ditë pasi Dodik u shtrua në spital “me të vjella dhe dhimbje në stomak”.

“Gjendja shëndetësore e Dodikut është stabile, ai ndjehet mirë dhe po merr terapinë e duhur”, thuhet në njoftim.

Zyra e Dodikut ka thënë më herët se ai ka dalë negativ në testin për koronavirus më 19 dhjetor. Dodik, 61 vjeç, është testuar dhe vetizoluar pas takimit me një person të infektuar.

/REL

Të këshilluara

“Thikën fyt!”, kërcënohet Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se do të raportojë në polici të gjitha mesazhet kërcë...

18:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI