Flash

Dyshimet për vrasjen/ Ish e dashura e djalit të çiftit Pasho mund të arratisej

Lapsi.al 23 December 2020
Dyshimet për vrasjen/ Ish e dashura e djalit të çiftit Pasho

Vrasja e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho nga Vlora vijon të jetë në qendër të medieve italiane, teksa zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse.

Federico Febbo avokati i Elona Kaleshit, ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, e cila është arrestuar nën akuzën e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të trupave të dy bashkëshortëve, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor, ka treguar se 36 vjeçarja është tronditur nga arrestimi. Ndërkaq ai ka vendosur ti shmangë deklaratat paraprake, dhe të njëjtën gjë sipas tij bëri dhe Elona që të ms fliste pa u njohur me akuzën.

"Në dijeninë time, siç është praktikë në këto momente, zonja Elona Kalesha nuk e konsideroi të bënte deklarata para magjistratit në komisariatin e policisë ku u mor pas arrestimit sepse ne besojmë se është e përshtatshme që para se të bëjmë deklarata është më e saktë që së pari të lexohet dekreti që parashikon masën", ka thënë ai.

Avokati Febbo theksoi se nga gjetja e eshtrave Shpëtm dhe Tauta Pashos, Elona ka qenë e gatshme për të dhënë dëshmi ndaj hetuesëve por s'është thirrur.

"Klientja ime shprehu gatishmërinë e saj për t'u dëgjuar nga hetuesit për të dhënë një kontribut, por ajo kurrë nuk u thirr. Ky arrestim ngjall befasi dhe madje klienti im u trondit", shtoi ai.

Ndërsa prokurorja Ornella Galeotti ka vendosur paraburgim për Elona Kaleshin, e arrestuar për vrasjen e bashkëshortëve Pasho, "për shkak se ekziston rreziku i arratisjes".

Çifti Pasho është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar, janë vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano. Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për këtë gjë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë. Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta me pjesët e tjera të trupave.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Mete...

08:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI