Flash

“E turpshme”/ Presidenti Trump paralajmëron se nuk do të firmosë paketën e ndihmave për Covid-19

Lapsi.al 23 December 2020
“E turpshme”/ Presidenti Trump paralajmëron se nuk do të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump së fundmi ka paralajmëruar se nuk do të nënshkruante paketën financiare prej 892 miliardë dollarësh ndihme për koronavirusin që përfshin fonde jetike për amerikanët. Ai ka thënë se pagesat direkte të parashikuara në paketë, duhet të rriten.

Paralajmërimi i presidentit republikan në largim shkakton paqartësi për një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për njerëzit, jeta e të cilëve është ndikuar rëndë nga pandemia. Përmes një postimi në Twitter, Trump shkruan se paketa që po planifikojnë ta sjellin përsëri në tryezë është shumë më ndryshe nga sa parashikohej.

Ndër të tjera Trump është shprehur se dëshiron që Kongresi ta rrisë shumën e pagesave personale në 2,000 dollarë për individët ose 4,000 dollarë për çiftet, në vend të 600 dollarëve që parashikon projekt-ligjit të cilën ai e quajti një shifër “qesharake”.

Të këshilluara

Ndalohen testet e shpejta në Britani

Qeveria Angleze ka hequr dorë nga planet për të hapur qendrat e testimit të shpejtë për koronavirusin, në të gjithë vendin, gjatë Krishtlindjeve. Kjo për shkak ...

17:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI