Flash

Ivica Daçiç: Vjosa Osmani është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku

Lapsi.al 23 December 2020
Ivica Daçiç: Vjosa Osmani është 10 herë më e

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka sulmuar presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani dhe ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

I ftuar sot në programin e mëngjesit në TV Happy, Daçiç tha se Osmani është për çdo gjë kundër.

“Kemi në Kosovë Vjosa Osmanin që për çdo gjë është kundër kur bëhet fjalë për Serbinë”, tha Daçiç, teksa moderatorët e emisionit ia kujtuan përplasjet e tij edhe me ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, gjatë seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Vjosa është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku”, tha Daçiç.

Ky i fundit u shpreh gjithashtu se pret që serbët të dalin edhe më të fortë dhe më të bashkuar nga zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Të këshilluara

Nis vaksinimi kundër Covid-19 në Zvicër

Të martën pasdite, dozat e para të vaksinave kundër koronavirusit – 107,000 doza – arritën në Zvicër. Ndërsa skema zyrtare e vaksinimit masiv është vendo...

09:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI